Banorët e Xhafzotaj në Shijak janë ngritur në protesta për shkak të mungesës së infrastrukturës.
Dhjetëra protestues kanë bllokuar rrugën Durrës-Shijak dhe nuk lejojnë qarkullimin e mjeteve.
Banorët kërkojnë rregullimin e infrastrukturës.
Ata kanë vendosur kazanët e plehrave në mes të rrugës duke mos lejuar makinat të kalojnë.