Trajleri del nga rruga në Librazhd, shpëton shoferi

Saturday, 25 Janar 2020 21:42

Një aksident është rregjistruar në orën 19.30 në aksin Librazhd-Prrenjas. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se aksidenti ka ndodhur  në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”. Automjeti i tonazhit të rëndë i llojit trajler me targë AA552RS me drejtues Gëzim Hykën ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë ka dalē jashtë rruge. Nuk ka patur pasoja të rënda edhe pse në rrugë ka patur qarkullim të automjeteve të tjera.

Rruga aktualisht është e qarkullueshme në një kah. Ndërkohë që Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit , nga ana tjetër po punohet edhe për nxjerrjen e trajlerit nga vendi ku përfundoi pasi ka dalë nga rruga. Paraprakisht dyshohet se humbja e drejtimit të trajlerit mund të ketë ardhur nga mbizotërimi i motit të keq i shoqëruar me mjegull e stuhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...