Gazeta Angleze Sunday Express i ka kushuar një investigim special 10 shqiptarëve më të kerkuar që fshihen në Britaninë e Madhe. Në listën me 10 personat më të kërkuar janë vrasës, ushtarakë, apo edhe persona që merren me trafik droge dhe prostitucion, shkruan gazeta.
Ja lista e 10 shqiptarëve më të kërkuar:
1-Admir Dekovi, 42 vjeç, i cili kërkohet për vrasje.
2-Kadri Hoxha kërkohet për vrasje pasi ka vrarë 2 persona në Angli. Njëri nga viktimat është një roje i cili kishte bërë ta ndalonte një vjedhje.
3-Hektor Mahmutaj, 44 vjeç.
4-Renild Ajazi, 27 vjeç, ushtarak, i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
5-Klevis Lamkaj, 23 vjeç, ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
6-Ylber Kotri, ushtarak, i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
7-Aleksander Shkulaku, ushtarak, i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
8-Ilir Nazmi Kumbaro, 66 vjeç, ish-shef i inteligjencës shqiptare.
9- Hysni Sokolaj, 47 vjeç, i cili kërkohet për prostitucion. Ai ka detyruar gra shqiptare të ushtrojnë prostitucion në Belgjikë dhe Angli.
10- Endri Duraku, 35 vjeç i dënuar në Shqipëri në 2012 me 7 vite burg për therje.
Gazeta shkruan se këta persona janë shumë të rrezikshëm dhe mos iu afroni atyre./TCh/