10 më të kërkuarit shqiptarë në Angli, mes tyre edhe 4 komando "dezertues"

Diel, 26 Janar 2020 17:59

Gazeta prestigjoze britanike “Sunday Express” i ka kushuar një investigim të veçantë 10 shqiptarëve më të kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në listën me 10 personat më të kërkuar dominojnë të kërkuarit për vrasje, por nuk mungojnë as ushtarakë.

Bëhet fjalë për 4 komando shqiptare, të cilët janë arratisur pas një misioni trajnuar në vitin 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç duket, ëndrra për të punuar e jetuar në Angli ka qenë më e fortë se uniforma që mbanin veshur.

Ndërkohë mes 10 emrave spikat edhe ai i Ilir Kumbaros, ish zyrtar i lartë i SHIK.

10 shqiptarët më të kërkuar:

1-Admir Dekovi, 42 vjeç, kërkohet për vrasje.
2-Kadri Hoxha, kërkohet për vrasjen e 2 personave në Angli. Njëri nga viktimat është një roje i cili kishte bërë ta ndalonte një vjedhje.
3-Hektor Mahmutaj, 44 vjeç.
4- Renild Ajazi, 27 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
5- Klevis Lamkaj, 23 vjeç ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
6- Ylber Kotri ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.
7- Aleksander Shkulaku ushtarak i cili u arratis nga një mision trajnues në 2017 në Mbretërinë e Bashkuar.

8-Ilir Nazmi Kumbaro, 66 vjeç ish-shef i inteligjencës shqiptare.
9- Hysni Sokolaj, 47 vjeç i cili kërkohet për prostitucion. Ai ka detyruar gra shqiptare të ushtrojnë prostitucion në Belgjikë dhe Angli.
10- Endri Duraku, 35 vjeç i dënuar në Shqipëri në 2012 me 7 vite burg për therje.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...