Sitës së vettingut po i nënshtrohet sot gjyqtarja e tretë nga Gjykata Kushtetuese Altina Xhoxhaj.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar zyrtarisht se trupa gjykuese për Xhoxhajn do të kryesohet nga Brunilda Bekteshi dhe anëtar do të jenë Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo.
Deri më tani vetëm Vitore Tusha ka kaluar sitën e vetingut duke dalë një figurë e pastër me deklarim të rregullt të pasurisë.
Ndërsa, Fatos Lulo ka qenë gjyqtari i parë që është rivlerësuar nga KPK, por që u shkarkua për shkak të mos justifikimit të pasurive.
Ndërkohë pritet të jepet vendimi për prokuroren Besa Nikëhasani, i parashikuar ditën e premte.