Kanë dalë detajet e para të super operacionit të RENEA-s gjatë mëngjesit të sotëm në Shijak.
Burime bëjnë me dije se gjatë operacionit në kompleksin Golden të vëllezërve Hajri në Shijak janë ndaluar dy persona, të cilët akuzohen për një pengmarrje të bujshme gjatë ditëve të fundit në vend.
Mësohet se gjatë operacionit janë gjetur edhe armë zjarri që dyshohet se i përkasin dy personave të ndaluar, shkruan abc news.
Policia dyshon se në këtë zonë mbahet i fshehur edhe burri i marrë peng pak ditë më parë në Kamëz.