‘Policia ende nuk ka gjetur asnjë gjurmë’, gazetarja zbulohet mjeti me të cilin u rrëmbye Jak Prenga: Ja ku janë shtrirë kontrollet

Tuesday, 28 Janar 2020 09:45

Jak Prenga u rrëmbye me një Benz të bardhë tip fuoristradë me targa AA 433 Ik rreth dy javë më parë afër banesës së tij.

Ajo bën me dije se Policia është në kërkim të këtij mjeti i cili mund të jetë një provë e fortë për hetimet.

Gjithashtu ajo shton se kontrollet për personat në kërkim për këtë ngjarje janë shtrirë në Shkodër, Kavajë, dhe Shijak.

”Kontrollet e Policisë u bënë në një kompleksi turistik, në tre banesa dhe disa biznes. Më tej kontrollet janë shtrirë në Shijak, Shkodër dhe në Kavajë për personat në kërkim ose që janë të dyshuar si të përfshirë.   Janë marrë dhe kamerat e sigurisë për të parë nëse pengu i marrë ka qenë në këto objekte apo jo. Policia ende nuk ka asnjë gjurmë për Prengë Jakun. Dyshohet se rrëmbimi i Jak Prengës është presion ndaj të vëllait i cili është i dënuar në Angli por që ka lidhje me grupin kriminal të Shijakut. Grupit kriminal të Shijakut nuk i ka dorëzuar një sasi kokaine. Në shenjë presioni ky grup dyshohet se po i bën presion.

Ndërkohë Jak Prenga është rrëmbyer nga autorët me një Benz ngjyrë të bardhë me targa AA 433 IK tip fuoristradë. Po ashtu nga grupi hetimor më bëjnë me dije se është aktivizuar një grup kriminal që grabit automjete luksoze, i mban në garazhe dhe më pas ja shet personave kriminalë që i përdorin më pas për vrasje apo vjedhje.”

Modifikuar më Tuesday, 28 Janar 2020 10:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...