Durrësi dhe Lezha, dy qarqe të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit u ndjenë shumë edhe atë të ditës së djeshme me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter.
Qyteti i Durrësit u zgjua i zbrazët pasi gjatë natës shumë qytetarë u larguan nga qyteti, kurse shumë të tjerë e kaluan natën në makina nga frika për ët qëndrua në banesa. Mësohet se në Durrës nuk pati dëme të konsiderueshme veç ndonjë rrëzimi të vogël të ndonjë suvaje.
Po ashtu gazetari Helidon Ndreka bën me dije se edhe në Lezhë ka pasur panik pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme por në të gjithë qarkun nuk pati dëme.
Por problemet në Lezhë kanë ngelur ende me tërmetin e 26 nëntorit ku një qytetar bën me dije se i është dëmtuar banesa nga tërmeti 6.3 dhe ende nuk ka akt konstatimi nga Komisioni i Vlerësimit. Ai ka braktisur pallatin ku jetonte për t’u zhvendosur në një shtëpi me qira kur duhet të merrte bonus qiraje.
Qytetari shprehet se ka aplikuar për bonus qiraje por nuk ka marrë asnjë përgjigje.