Makina të ‘ngecura’ në trafik me radhë të gjata, puseta që nxirrnin ujë me presion dhe rrugë të përmbytura. Kjo është panorama në disa rrugë të kryeqytetit.
Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi që disa zona të Tiranës të përmbyteshin, duke krijuar kaos në qarkullimin e mjeteve por dhe të qytetarëve.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga ‘BalkanWeb’ problematike paraqitet situata në zonën e ‘Ali Demit’, po ashtu dhe në Urën e Shkozës, ku shihet se lumi tenton të dalë nga shtrati. Aktualisht punonjës të Policisë Bashkiake ndodhen në terren për të mbarëvajtur situatën.