“Zgjidhja e krizës, domosdoshmëri për të frenuar shpopullimin”, Presidenti Meta mesazh forcave politike: Koha nuk pret!

E Enjte, 30 Janar 2020 08:32

"Zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit. Ndërsa, të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu.

Ky ka qënë mesazhi i Presidentit Ilir Meta sot, drejtuar forcave politike në vend. Në vazhdim, Meta thekson:

"Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë! Shqipëria meriton një të ardhme të sigurt! Të bashkohemi kundër shpopullimit! Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa. Koha nuk pret. Ju ftoj të lexoni këtë shkrim të Monitor: Bizneset shqiptare po i zëvendësojnë vendet e punës të mbetura bosh me shtetas nga Azia dhe Afrika ." përfundon kreu i shtetit.

 
Modifikuar më E Enjte, 30 Janar 2020 16:43
Login to post comments