Autoriteti i Aviacionit Civil në Shqipëri i ka dërguar një mesazh, sot, qytetarëve shqiptarë që fluturojnë me avion, mesazh të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror iu bën thirrje të gjithë atyre që planifikojnë të udhëtojnë me avion dhe janë të shqetësuar për koronavirusint, me qëllim që të mbrojnë veten dhe të tjerët përreth, të mbajnë parasysh këto këshilla:
Mos udhëto nëse ke temperaturë ose kollë Shmang kontaktet e afërta me ata që kanë temperaturë dhe/ose kollë
Lani duart sa më shpesh
Mos prekni sytë, hundën apo gojën
Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni dhe/ose tështini
Nëse sëmureni në udhëtim, informoni menjëherë ekuipazhin e avionit dhe merrni ndihmë mjeksore