Vrau policin dhe djalin, ky është fieraku shumë i rrezikshëm

E Enjte, 30 Janar 2020 15:30

Policia e Shtetit ka publikuar një tjetër person të shumëkërkuar.  

Ai është i akuzuar për krimin e rëndë të vrasjesë një polici, djalit 10-vjeçar të policit dhe plagosjen e nipit. 

Bëhet fjalë për Engjëll Brahimi, i cili është dënuar me burg përjetë.

 

Policia bën me dije se në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur ‘Pishporo’, në Fier, shtetasi Engjëll Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç.

 

Shtetasi Engjëll Brahimi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale ‘Vrasje me paramendim, për hakmarrje’.

Kujtojmë se Policia e Shtetit ka përcaktuar 50 personat më të kërkuar në Shqipëri.

Ndërsa çdo ditë do të publikojë disa prej tyre.

Image

  
Login to post comments