Virusi vdekjeprurës/ Pas konfirmimit të dy rasteve në Itali, Conte: Mbyllet trafiku ajror me Kinën

Premte, 31 Janar 2020 10:33

Italia ka konfirmuar dy rastet me virusin vdekjeprures, nderkohe qe kryeministri italian Conte ka deklaruar se edhe pse nuk ka vend per alarm, mbyllet trafiku ajror me dhe nga Kina.

Ne nje konference per mediat ai deklkaroi se te prekurit me virus jane dy turistë kinezë, burrë e grua 67 dhe 66 vjeç nga provinca Wuhan. Sipas Contes te dy te prekurit janë izoluar në spitalin Spallanzani në Romë.

Me tej, teksa njoftoi per masat e marra Conte ka thene se “Nuk e gjetëm veten të papërgatitur, Ministri Speranza sapo ka miratuar një urdhër që mbyll trafikun ajror drejt dhe nga Kina. Ne jemi vendi i parë i BE që miraton një masë të tillë paraprake”.

Kryeministri italian qetesoi popullin e tij, duke garantuar se nuk ka nevoje per panik.

“Asnjë alarm, spitali Spallanzani është Bibla në këtë sektor. Nuk ka asnjë arsye për të krijuar panik dhe alarm shoqëror”, tha ai.

Ndërkohë, eshte hetuar imtesisht gjithe rruga e ndjekur nga turistet kineze per te marre masa ne gjithe vendet qe ata kane kaluar. Sipas asaj që u mësua, ata kishin mbërritur dhjetë ditë më parë, më 23 janar në Milano. Pas disa ndalesave për në Itali ata mbërritën në Romë. U ndjene keq ne mbremje dhe duke pasur parasysh simptomat që paraqitën, ata u morën nga 118 personel dhe u shtruan në Spallanzani.

Login to post comments