Pengmarrja dhe vrasja në Kamzë, të arrestuarit dalin në gjyq, ja fotot e para të tyre

Premte, 31 Janar 2020 10:55

Gjykata e Tiranës nis seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për të arrestuarit për pengmarrjen në Kamzë. 

Gjyqtari që do shqyrtojë kërkesën është Sokol Tona, ndërsa të arrëstuarit përfaqësohen nga avokatë të zgjedhur vetë.

 

TE ARRESTUARIT

Para tri ditësh, Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht se kishte zbardhur pengmarrjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur më 17 janar në Kamzë, i cili dyshohet se është dhunuar për vdekje nga autorët, por trupi i tij ende nuk është gjetur.

Katër persona u arrestuan gjatë operacionit të së hënës, që forcat RENEA zhvilluan në rrethinat e Shijakut, mes të cilëve edhe babai e vëllai i Altin Hajrit, i cili konsiderohet si kreu i grupit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Resorti”, ditën e hënë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve: Leonard Hajri, 35 vjeç, i dënuar më parë, Olsi Tarja, 36 vjeç, Elton Hajri, 32 vjeç dhe Bajram Hajri, 64 vjeç, banues në Shijak.

Policia sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celularë, 4 automjete dhe një shumë eurosh. Policia tha se nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit Jan Prenga, kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit Altin Hajri, i shpallur në kërkim.

Ndërsa mbrëmjen e së martës, Forcat Operacionale arrestuan në Kavajë Festim Bexhdilin, 30 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka bashkëpunuar në fshehjen e trupit të 48-vjeçarit Prenga, pasi ka vdekur gjatë torturave.

Modifikuar më Premte, 31 Janar 2020 11:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...