Shemben 10 banesa në Tiranë, banori: Policia bashkiake më mori nënën zvarrë

Premte, 31 Janar 2020 11:51

Aksioni i IKMT për shembjen e 10 banesave te ish-drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë ka shkaktuar përplasje mes banorëve dhe policisë bashkiake.

Në vendin e ngjarjes ndodhen punonjës të policisë bashkisë, të cilët nuk lejojnë që banorët mos të futen në banesa. Ndërkohë, disa të tjerë nuk pranojnë që të dalin nga shtëpitë e tyre.

Më shumë dritë për ngjarjen në fjalë ka hedhur një prej banorëve, banesa e të cilit preket nga shembja.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Erjon Shena tregoi se ka pasur konfrontim fizik me punonjësit e policisë bashkiake, ndërsa ai nuk nguroi që të akuzonte këta të fundit se i kanë tërhequr zvarrë nënën.

Ai tha se janë pronarë të truallit (me dokumente) në vendin ku ndodhet kopshti, që i takon bashkisë së Tiranës.

Shena tha se banorët nuk ishin lajmëruar për aksionin, ndërsa shtoi se ishin njoftuar përmes një letre ngjitur në derën e tyre që lironin banesat. Ai tha se këto 10 familje kërkonin më shumë kohë që t’i hiqnin prej aty mobiljet.

“Kjo është prona e jona, e gjyshërve tanë që nga vitet 67. Është bërë kopsht aty, por ne nuk u kompensuam. Që nga 97 ne kemi jetuar aty. Ne na është kthyer toka, kemi 3 vendime gjykate. Para një muaj na vjen disa punonjës bashkiakë..na thonë se hapni një gjyq se e keni keq punën.

Ne kërkojmë një afat që të lirojmë shtëpisë se kemi moblilje. Dje java na ka ardhur një letër, hajdutshe, ngjitur me derën, s’na është dhënë asnjë afat.

Në këtë kafshëri që po bëhet këtu, e kuptojmë që e jemi të humbur. Këtu nuk do bëhet kopsht…Aty është për shumë lartë….nejse. Ka pasur konfrontime. 2-3 persona janë dëmtuar. Nëna ime është tërhequr zvarrë nga forcat bashkiake. Unë jam i dëmtuar nga duart. Policia e rendit nuk ndërhyn.”, tha banori.

Login to post comments