Ndihmë, po mbytemi! Shpëtohen 18 refugjatë sirianë në grykëderdhjen e Shkumbinit

Saturday, 01 February 2020 08:27

Roja bregdetare në Durrës ka shpëtuar 18 klandestinë mëngjesin e sotëm. Klandestinët sirianë, marokenë dhe irakianë, mes tyre dhe një fëmijë rrezikonin të mbyteshin pasi skafi me të cilin po udhëtonin ishte çarë.

Në mesnatë skafisti dha alarmin 18 milje në det të hapur nga kepi i Selitës dhe menjëherë ka ndërhyrë roja bregdetare. Operacioni ka zgjatur disa orë dhe rreth orës 4 të mëngjesit skafi është nxjerrë në breg duke shpëtuar të gjithë klandestinët.

Emigrantet po transportoheshin drejt Italisë.
Modifikuar më Saturday, 01 February 2020 08:29
Login to post comments