Fundjavë e hidhur për 23 shoferë që 'fluturuan' në autostradën Tiranë - Durrës

Saturday, 01 February 2020 08:47

Fundjava ka qenë e hidhur për 23 shoferë që qarkullonin me shpejtësi në autostradën Tiranë – Durrës. Si çdo fundjavë, Policia rrugore nuk kurset me masa ndëshkimore për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit.

Kontrolli i Policisë filloi prej orës 21.00 të datës 31 janar 2020 e deri në orën 1.20 të mëngjesit të datës 1 shkurt, në të dyja kahet e lëvizjes Tiranë - Durrës - Tiranë, me radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara e cila është rrezik potencial për aksident rrugor.

Si rezultat u evidentuan 8 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 140 km/h deri në 156 km/h si dhe 15 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan me masë administrative për shpejtësi, por këtyre të fundit pa ua hequr lejen e drejtimit.

Policia Rrugore bëri sërish thirrje: “Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari dhe  në destinacion do të shkoni pa patentë.”

Login to post comments