Ministria e Arsimit shkel VKM-në/ Kërkon t’ju marrë studentëve me provime të mbartura tarifën e plotë

Saturday, 01 February 2020 18:05

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon atë që po ndodh me studentët.

Sipas vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave, një student që ka mesatare mbi 6 nuk paguan tarifë të plotë, por sipas Berishës, Ministria e Arsimit, Besa Shahini, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, kërkon të përfitojë duke vjedhur studentët të cilët kanë provime të mbartura.

Reagimi i plotë i Sali Berishës:

“Shikoni si i rrjepin studentët me urdhër të Edvin Mashtrimit!

Skandal Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Besa Shahini po shkelin VKM,
Ministria e Arsimit po shkel hapur VKM duke përdorur një VKM të vjetër për studentët
Ministria e Arsimit me porosi te Edi Rames kërkon të ju marrë studentëve tarifën e plotë sepse kanë provim të mbartur por kjo VkM është e ndryshuar, në VKM e re tregon që duhet të kesh mesataren mbi 6 dhe jo provime të mbartur.
Kjo është skandali i rradhës i ministrisë së arsimit që po vjedh studentët....

TURP po zhvasin studentët”...

Login to post comments