Një sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur para pak minutash në Londër. Raportohet se një person është qëlluar nga policia britanike në jug kryeqytetit britanik.
Ngjarja ka ndodhur në Streatham, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë janë dëgjuar të paktën 3 të shtëna.
“Diçka e rëndë po ndodh në Streatham High Road. Policë të armatosur kanë mbyllur rrugët”, shkruan një qytetar në Twitter.
Sipas raportimeve paraprake, personi i qëlluar nga forcat e rendit kishte sulmuar me thikë disa qytetarë.
Paraprakisht, edhe vetë policia e cilëson ngjarjen me prapvijë terroriste…