"Italia ka mundur të gjejë rrugën për të izoluar koronavirusin, një zbulim ky që së shpejti do të përdoret për të realizuar vaksinën kundër tij."
Lajmi është bërë i ditur nga Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, gjatë një konference për mediat.
Ky zbulim shkencor u arrit nga Instituti Kombëtar Italian i Sëmundjeve Infektive Spallanzzani, ku prej disa ditësh qëndrojnë të izoluar e nën kurim çifti i turistëve kinezë të infektuar nga koronavirus.
"Tani kemi më shumë mundësi për ta bllokuar sa më mirë e shpejt përhapjen e këtij virusi," deklaron ministri italian në selinë e Institutit të Sëmundjeve Infektive të Romës.
Drejtori i këtij Instituti Shëndetësor,mjeku Giuseppe Ippolito deklaron se "zbulimi i tyre do të vihet në dispozicion të komunitetit shkencor ndërkombëtar e Italia do të jetë ndërmjetëse referuese për testimet e diagnozës e vaksinës kundër koronavirus."
Gjatë konferencës për mediat u informua dhe mbi gjëndjen shëndetësore të dy turistëve kinezë të prekur nga virusi në Romë. Ata janë nën mbikqyrjen e mjekëve e në gjëndje stablile.
Bashkëshorti 67 vjeç ka ende temperaturë, kollë e pneunomi në dy krahët, ndërsa gruaja 66 vjeç është në gjëndje më të mirë.
Ndërkohë qeveria italiane ka informuar se italianët e bllokuar në Wuhan do të mund të kthehen në Itali ditën e hënë me avionin ushtarak të vënë në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes Italiane.
Pas kthimit në Itali ata do të qëndrojnë në gjëndje karantine për 14 ditë rresht.