Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur sot në aksin Elbasan - Labinot, ku disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Mes të lënduarve është edhe një zyrtar i lartë grek, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Në aksident janë përfshirë 5 makina.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka arritur në vendngjarje.

