E rrallë në Vëndresh të Skraparit: Një grup të rinjsh marrin në dorë punët e 'shtetit'!

Hënë, 03 February 2020 11:03

Edhe kur shteti nuk funksionon, në Shqipëri ka shembuj se si vetë banorët i marrin në dorë punët, që duhej të bëheshin nga ata që paguhen me taksat e tyre.

Një ngjarje e rrallë dhe për t'u duartrokitur ka ndodhur në një fshat të vogël dhe piktoresk të Skraparit: Vëndreshë e Dytë. Disa të rinj këtë të diel kanë pastruar varrezat e fshatit të cilat i kishin përpirë ferrat, si dhe kanë bërë të njëjtën gjë edhe me rrugën që të çon aty.

Lajmin të shoqëruar edhe me fotografi, (para dhe pas aksionit) të të rinjve, e ka dhënë në FB, Abi Kuçi (Me arsim të lartë, por i pa punë si shumica e bashkëmoshatarëve), i cili ishte edhe një nga organizatorët e kësaj sipërmarrje vullnetare modeste, por që ka marrë qindra falenderime dhe bekime nga banorët e Vëndreshës dhe veçanërisht nga ata që gjenden jashtë Shqipërisë në emigracion dhe kanë të afërmit që prehen në varrezat e fshatit. Ky grup të rinjsh më herët është kujdesur për pastrimit e rrugëve dhe oborreve të fshatit, edhe pse janë të detyruar që të ndihmojnë familjet në punët e rënda të bujqësisë

Abi Kuçi gjithashtu ju propozon bashkëfshatarëve që ata vetë të organizojnë një festë të përvitshme, ku të mblidhen të gjithë vëndreshalinjtë ngado ku jetojnë, brenda apo jashtë vendit. Po këta të rinj mendojnë dhe planifikojnë, që vetë fshati të ngrejë edhe një muze për figurat që ka nxjerrë, si dhe për të pasqyruar traditat dhe doket e tyre.  

“Desha të falenderoj Ferit Meslanin, Bilbil Bakiun, Agim Meslanin, Erjon Bregun, Florand Brankon, Pëllumb Tabakun, Klajdi Meslanin, Dorian Zhurin; ku të gjithë së bashku bëmë të mundur pastrimin e varrezave të fshatit .Gjithashtu nuk mund të lë pa përmendur dhe falenderuar Bukurie Zaimin, e cila na solli ujë dhe na përgatiti kafe gjatë kohës që ne punonim. Është dhe duhet të jetë kulturë për fshatin, pastrimi dhe mirëmbajtja e tyre pasi aty janë të gjithë të parët tanë pa të cilët sot ne nuk do të ishim. Gjithashtu pse të mos lemë një datë në një muaj të vitit si festë të fshatit, ku muaji më i përshtatshëm do të ishte Gushti se vijnë emigrantët, pse jo dhe krijimin e një muzeu të fshatit tonë. Të gjithë bashkë ne mund të bëjmë shumë gjëra. Ju përshëndes të gjithëve”, shkruan Abi Kuçi në faqen e tij në FB.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...