Tre shqiptarë të cilët e kishin kthyer në biznes shitjen e kokainës janë arrestuar ditën e sotme në Itali.
Zona ku ata shisnin kokainës ishte Valle Sabbia.
Shqiptarët thuhet se e kishin shtrirë aktivitetin e tyre edhe në komunat përreth Valle Sabbia.
Kjo ishte arsyeja se përse ata përfunduan në prangat e karabinierëve.
Ata u arrestuan këtë mëngjes, mirëpo për vetëm për njërin prej tyre u caktua masa e “arrestit me burg”, pasi dy të tjerë u lanë në “arrest shtëpie”.
Sipas mediave vendase, në burg mbeti vetëm 23-vjeçari, kurse janë lënë në masën e “arrestit në shtëpi” një 33-vjeçar djhe një 29-vjeçar. Hetimi për këtë rast ka zgjatur më shumë se një vit, pasi shqiptarët janë mbajtur nën vëzhgim. Policia iu kishte gjeture atyre kokainë të gatshme dhe 2600 euro. Pas pyetjeve policore, u zbulua se kemi të bëjmë me një grup të organizuar që merrej me tregti droge.