Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e sotme pranë mbikalimit të Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas informacioneve më të fundit, viktima është një grua e moshës 45 vjeç.
Mësohet se viktima është përplasur nga një makinë ndërsa po tentonte të kalonte rrugën. Ndërkohë që në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.