Akti i fundit i cështjes Cristiano Ronaldo-Kathryn Mayorga do të luhet përpara një arbitri në një seli civile e jo në një Gjykatë: Los Angeles Times bën të ditur rekomandimin e gjykatësit amerikan Daniel Albregts mbi cështjen e përdhunimit të pretenduar të 2009. Korrikun e kaluar u rrëzuan akuzat penale për sulmuesin e Juventus, por mbetet cështja e tentuar nga avokatët e Mayorga mbi vlefshmërinë e akordit të heshtjes, ndërmarrë mes palëve, në 2010.
Gruaja kishte marrë 375.000 dollarë nga portugezi për të mos folur mbi ngjarjen e ndodhur, por më pas e theu akordin e foli publikisht (jo rastësisht në 2018 Mayorga i dha lejen Associated Press të përmendte emrin e saj, kur zakonisht në raste të dhunës së mundshme seksuale fshihet emri për cështje privatësie).
Avokatët e CR7 akuzojnë gruan se ka thyer paktet e se lajmet mbi pagesën e 375.000 dollarëve (shpërndarë nga Football Leaks) kanë ardhur përmes “të dhënave elektronike të marra ilegalisht”.
Avokatët e Mayorga (që kërkon 200.000 dollarë të tjerë dëmshpërblim) pretendojnë se akordi i sekretit nuk është thyer sepse gruaja, që ishte 25 vjec në kohën e paktit, nuk ka qenë në gjendje të kuptonte se cfarë ishte duke firmosur sepse nuk kishte kapacitetin ligjor për të nënshkruar një document të tillë.