Për herë të parë në historinë amerikane bëhet shef policie një …

E Enjte, 06 February 2020 09:45

Ibrahim “Mike” Baycora u betua me dorën e majtë në një kopje të Kur’anit si shefi i 17-të i policisë së qytetit Paterson gjatë një ceremonie në bashkinë e qytetit.

Duke folur në këtë ceremoni, kreu i bashkisë Paterson, Andre Sayegh, përshëndeti të pranishmit në gjuhën turke.

“Në historinë e SHBA-së Baycora do të jetë turku i parë si shef policie. Ai do të jetë myslimani i parë si shef policie në qytetin Paterson”, tha Sayegh duke shtuar se me këtë gjest SHBA ka bërë histori.

“Në këtë vend ka mundësi. Nuk ka rëndësi nga vjen”, u shpreh Baycora.

Login to post comments