Kush janë dy mësuesit që humbën jetën ditën e sotme në aksidentin tragjik

Premte, 07 February 2020 18:15

Një aksident tragjik I ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, I mori jetën dy mësuesve të shkollës së Krahëës, Orinda Hoxha dhe Leonard Soko.

Mësuesit po ktheheshin nga puna, kur makina e drejtuar nga Soko ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar në kanal, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy mësuesve që ishin në vendet e para të makinës.

Ndërkohë që të aksidentuar në këtë aksident kanë mbetur të plagosur edhe mësuesit Petrit Zaçe dhe Orinda Qendro.

 
 
 
Login to post comments