Shqiptarët ia mbathën sapo panë policinë, u lanë në dorë ‘mallin’

Premte, 07 February 2020 18:56

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e karabinierëve italianë, pasi janë kapur me armë zjarri.

Fillimisht, për posedim të paligjshëm të armëve dhe municioneve, u arrestua 35 vjeçari me iniciale A.A, ndërsa një ditë më pas u arrestua edhe një 31 vjeçar shqiptari.

Policia pikasi burrin e parë duke pritur, ndërsa atij iu afrua H.E. të cilët pasi shkëmbyen biseda midis tyre, ai iu afrua një autobusi të parkuar nga ku mori një pako dhe më pas e vendosi në një skuter. A.A. më pas la në bordin e veturës së tij me të cilën kishte mbërritur në vend pak kohë më parë. I dyshuari u ndalua nga policia pas një ndjekje, por humbi gjurmët e burrit tjetër, i cili u largua me skuterin. Atij i shpëtoi pakoja me 5 pistoleta brenda dhe 85 plumba.

Armët iu nënshtruan konfiskimit, ndërsa do të verifikohen nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale.

Hetimet e menjëhershme të kryera nga operativët lejuan të identifikojnë të arratisurin me iniciale H.R. duke e arrestuar.

Këto ndalime u vlerësuan më pas nga Gjykata e Barit, e cila konfirmoi masën e arrestit me burg.

 

Login to post comments