Detaje të reja për grabitjen në Durrës, ku një person grabiti një shumë prej 1 milion lekësh nga një pikë dhëniesh kredie. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se autori ka përfituar nga orari i drekës për të kryer grabitjen dhe më pas është larguar në rrugën dytësore për të humbur gjurmët. Inspektorët e krimeve në vend kanë marrë në pyetje dëshmitarët për të identifikuar autorin që ishte i maskuar, me kapele e syze dhe me armë.
Ndërkohë policia tha se autori ka pasur një armë lodër.
“Në Durrës, në lagjen nr 12, në një rrugë dytësore, në filialin e një banke të nivelit të dytë, rreth orës 14:24, një person ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë dhe është larguar me vrap
Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.
Në kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.
Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit”, deklaron policia.