Pas Beratit dhe Fierit, policia blindon edhe qarkun e Gjirokastrës.
Sipas asaj që raporton korrespodenti i Syri TV, forcat e rendit kanë ngritur pika kontrolli në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në Subash, në aksin Tepelenë-Përmet, Tepelenë-Memaliaj dhe Gjirokastër-Kakavi.
Ndërkohë vetëm në 24 orët e fundit janë sekuestruar 17 automjete.