Një person po dyshohet se është prekur nga koronavirusi dhe se i njëjti është duke i trajtuar në Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pacienti i dyshuar është në Klinikën Infektive brenda QKUK-së.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK.
“Në ora 20:45 në QKUK, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Institutit për Shëndetësi Publike do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media”, tha Fazliu.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një shtetase britanike.
Numri i viktimave në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 723, njoftoi Komisioni Kombëtar Shëndetësor i vendit (NHC).
Autoritetet njoftuan se deri më tani janë konfirmuar 34 546 raste, ndërsa 86 persona kanë vdekur dhe më shumë se 3000 raste të reja janë zbuluar gjatë 24-orëve të fundit. Numri i personave nën vëzhgim mjekësor është rritur në 185 555, ndërsa numri i atyre që dyshohet se janë të infektuar është 27 657, raporton Express.
Gjithashtu numri i personave të infektuar jashtë territorit kryesor të Kinës ka arritur në 26 në Hong Kong dhe 10 në Makau. Thuhet se virusi është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht nga lakuriqët e natës.
Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë. Shumë vende kanë evakuuar qytetarët e tyre nga Ëuhan-i, epiqendra e virusit dhe zona të tjera të prekura të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare.