Vijon të rritet frikshëm numri i personave të vdekur nga koronavirusi, që ka prekur rëndë Kinën dhe po shënon raste thuajse në të gjithë botën
Nga të dhënat më të fundit, “CNN” raporton se numri i viktimave ka shkuar në 813, duke kaluar tashmë edhe virusin SARS, i cili shpërtheu po në Kinë dhe u përhap në gjithë botën, në vitin 2003, duke vrarë tragjikisht 774 njerëz.
Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, teksa janë regjistruar viktima edhe në SHBA, Itali, e shumë vende të tjera të botës, ndërsa numri i të infektuarve shkon në dhjetëra mijëra.
Kujtojmë që Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur koronavirusin si një emergjencë globale, ndërsa për t’u mbrojtur nga rreziku i këtij virusi të frikshëm edhe Shqipëria ka marrë një sërë masash në të gjitha pikat kufitare.