Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK-ut

Diel, 09 February 2020 11:42

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit në Kamëz nga 2 persona, por trupi i tij ende nuk është gjendur.

Dyshohet se pengmarrja lidhet me një konflikt të mëparshëm

Ndërkohë policia vijon kërkimet për trupin e pajetë të 49 vjeçarit.

Mësohet se autorët janë kujdesur për ta fshehur trupin e pajetë, dhe forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit.

Policia zbardhi pengmarrjen më 28 janar dhe arrestoi 4 persona si autorët e këtij krimit të rëndë.

Sipas prokurorisë të pandehurit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Prokuroria po bën gati dosjen e Jan Prengës dhe ia ka kaluar çështjen SPAK-ut e cila do kryejë hetimet e mëtejshme.

Login to post comments