EMRAT/ Të shtënat me armë zjarri sot në Shkodër, ja kush personat e arrestuar

E mërkurë, 12 February 2020 18:47

Është zbardhur ngjarja e ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku disa të rinjë u përfshinë në një sherr, ndërsa pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë Gledis Ustabeqiri 26 vjeç dhe Hygert Muçaj 32 vjeç, të cilët u konfliktuan me Taulant Ahmetin

Ustabeqiri dhe Muçaj u vunë në prangat e policisë, ndërsa konflikti nisi pas një debati të çastit duke i thënë njëri-tjetrit “pse më shikove ashtu”.

Personat në fjalë kanë zbritur nga automjetet e tyre dhe pas konfliktit verbal ka qenë Ustabeqiri ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Në polici ai ka deklaruar se ka qëlluar pa dashje dhe se nuk ka patur qëllim që të qëllojë me plumb.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe shtetasin Taulant Ahmeti që u përfshi në këtë debat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...