'Tërmeti'/ BE ka dyshime për menaxhimin e fondeve nga qeveria

Hënë, 17 February 2020 10:17

Gazetarja Erisa Zykaj, në një lidhje direkte për “Abc-ja e mëngjesit” ka dhënë detaje rreth Konferencës së Donatorëve që do të mbahet sot.

Fillimisht gazetarja u ndal tek samiti joformal i liderve të Ballkanit me Presidentin e Këshillit Europian, që mbajt dje në Bruksel. Siç tha Zykaj, dje ndodhi një situatë paradoksale për të cilën gazetarja pyeti edhe kryeministrin Rama pas përfundimit të samitit.

Maqedonia, vendi për të cilin nuk ka asnjë lloj dyshimi, u prezantua në Bruksel me lajme të mira, por kjo nuk ndodhi me Shqipërinë.

“Dje jemi ndodhur në një situatë pothuajse paradoksale, imagjinoni një vend si Maqedonia, vendi për të cilin nuk kas asnjë lloj dyshimi dhe i ka përmbushur të gjithë kriteret, vjen dhe thotë se ne kemi një ditë të madhe për vendin se kemi plotësuar atë që kishte të bënte me Prokurorinë. Dhe vendi si Shqipëria, që shumica e vendeve anëtare kanë dyshime, nuk prezanton asnjë lloj lajmi lidhur me reformat në vend. Për kryeministrin e rëndëisshme është që ai të marrë dhe të japë. Kjo është paradoksale”, tha ajo

Më tej Zykaj u ndal tek çështja e fondeve për pasojat e tërmetit, ku thekson se ka një lloj dyshimi nga KE për mënyrën e menaxhimit nga qeveria shqiptare.

“KE ende nuk caktuar një shumë të rëndësishme. Ne kemi 15 milionë euro dhe jam e habitur që KE nuk ka dhënë më shumë. Ndoshta sot do ketë ndonjë ndryshim. Këtu të krijohet përshtypja se ka një dyshim nga KE për menaxhimin e fondeve nga qeveria shqiptare. Kur unë kam pyetur për menaxhimin dhe për dyshimin që mund të kenë, sepse dihet që Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në Europë, më kanë thënë se nuk do jetë një çek i bardhë. Nuk është se ne do na e japim këtë shumë që ta përdorin si të duan. Do ketë një faturë dhe pastaj ajo do të paguhet. Nuk do jenë para që do jepen në mënyrë të drejpërdrejtë në duart e qeverisë”, tha gazetarja.

Modifikuar më Hënë, 17 February 2020 10:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...