Dosja “Tahiri” mbërrin pas 5 muajsh në Apelin e Gjykatës së Posaçme

E mërkurë, 19 February 2020 20:21

Nga e marta dosja penale në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndodhet në duart e gjyqtarëve të Apelit të Gjykatës së Posaçme.

Megjithëse, vendimi i Shkallës së Parë që e fajësoi ish-ministrin për “shpërdorim të detyrës” u shpall në shtator 2019 dhe u ankimua prej tij dhe Prokurorisë brenda afatit 15 ditor, dosjes i janë dashur gati 5 muaj për t’u zhvendosur në Apel.

Burime të A2, pranë gjykatës, sqaruan se vonesa ka ardhur për shkak të kohës së nevojshme për të konsumuar të gjitha mënyrat proceduriale për njoftimin për gjyqin të të bashkëpandehurit të Tahirit, Jaeld Çela.

 

Ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës u gjykua në mungesë dhe as sot nuk është arrestuar nga policia. Gjatë kësaj jave dosja e mbërritur në Apel, ku ish-ministri kërkon pafajësi, do të hidhet në short për përzgjedhjen e gjyqtarit që do të kryesojë shqyrtimin e saj.

 

Saimir Tahiri u gjykua në Shkallën e Parë për akuzën e “trafikut të narkotikëve” dhe “grupit të strukturuar kriminal”, por u fajësua vetëm për “shpërdorim të detyrës”. Ai u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg, por përfundimisht u vendos lënia e tij në provë për 3 vjet, kohë gjatë së cilës nuk duhet të kryejë vepra penale, apo të takohet me të dënuar.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...