Lejet abuzive të Veliajt, bashkia lejoi fabrikën e bitumit në Pezë Helmes

E Enjte, 20 February 2020 22:45

Prej gati dy vitesh banorët në Pezë Helmes kundërshtojnë ndërtimin e  një fabrike bitumi.

Ata thonë se vënia në funksion e kësaj fabrike sjell probleme me shëndetin dhe se bashkia e Tiranës ka dhënë lejen pa u konsoltuar me ta.

"Gjithë zona këtu nuk e pranon".

"Nuk na ka pyetur njeri këtu, e kanë sjellë vetë pa dijeninë e fshatit."

Ora News u interesua te drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes në bashkinë e Tiranës, Elton Kacidhja,i cili pretendon se banorët kanë rënë dakort dhe me ta janë bërë dëgjesa publike.

"Janë bërë dëgjesa. Fshati me 3000 veta, se dolën 100 veta kundër…Çfarë do të thotë kjo?"

Banorët akuzojnë drejtuesit e bashkisë se kanë gënjyer pasi distanca e banesave të atyre që kanë qenë pro kësaj fabrike nuk është reale.

"Fshatarët po ti mbledhësh të gjithë nuk kanë hedhur firmë, me përjashtim ata që janë në bashki, polici bashkiake, këta kanë firmos."

"Banorët kanë gënjyer me vendndodhjen".

Funksionimi i kësaj fabrike për momentin është pezulluar pasi çështja është në gjykatë ndaj banorët kërkojnë drejtësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...