Mbetjet kancerogjene nga Italia/ Nuk ka laborator për t’i kontrolluar

Diel, 23 February 2020 12:35

Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga operacioni që zbuloi futjen e amiantit në Shqipëri, sërish nuk dihet se çfarë kanë fuçitë e mbërritura nga Italia.

Prokuroria dyshon se bëhet fjalë për lëndë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Por siç raporton Gazeta SI, prokuroria është dorëzuar dhe është tërhequr nga verifikimi, pavarësisht emergjencës. Kjopër shkak se nuk disponohen pajisjet përkastëse për të dhënë një përgjigje përfundimtare se çfarë përmbajnë fuçitë

Siaps gazetës, edhe Ministria e Mjedisit thotë se ka vetëm një laborator, por edhe aty nuk posedohen pajisje për lëndë të tilla që dyshohet se janë të rrezikshme.

Prokuroria shpreson se mund të marrë një përgjigje nga Instituti i Fizikës Bërthamore, por sërish nuk dihet nëse ata kanë pajisjet e duhura.

Më herët Gazeta SI raportoi se për futjen e mbetjeve të tilla në vend është përdorur skema e mafias italiane, Kamorra. Mediat italianë kanë raportuar se në Shqipëri mund të jenë sjellë të paktën 15 ngarkesa të tilla. Kurse portalet shqiptare kanë publikuar foto që tregojnë se organizatorët e këtij trafiku kanë miqësi me kryeministrin Edi Rama.

Login to post comments