Këta janë tre personat të tjerë të kërkuar për vrasje dhe të dënuar me nga 25 vite burg që janë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit. Bëhet fjalë për 2 vëlezërit Lala nga Kashari të akuzuar për një vrasje në vitin 2013 dhe një shtetas nga Vlora, i akuzuar për vrasje dhe plagosje në vitin 2000
Aleks Totraku alias Abdyl Lala
Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Aleks Totraku, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin Antonio Lala alias Mirjan Lala (person në kërkim) ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D. I kërkuari Aleks Totraku alias Abdyl Lala është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Antonio Lala alias Mirjan Lala
Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Antonio Lala alias Mirjan Lala, në bashkëpunim me vëllaië e tij Aleks Totraku alias Abdyl Lala (person në kërkim), ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D. Antonio Lala alias Mirjan Lala është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Nexhip Rexho
Në datën 27 gusht 2000, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Vlorë, Nexhip Rexho ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin L. M. dhe ka plagosur gruan e këtij të fundit, shtetasen T. M. Nexhip Rexho është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.