Policia e Shtetit arrestoi ditë më parë disa persona, të cilët akuzohen se kanë organizuar lojëra fati në mënyrë të paligjshme.
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për disa nga të arrestuarit në aksionin për “Lojërat e fatit”.
Gjykata dha masën ‘arrest në shtëpi’ për Redienel Hamollin. Gjykata dha masën ‘arrest me burg’ për Erjon Kreka, Igliu Spaholli.
Po ashtu, gjykata dha “arrest me burg” për Klajdi Kuqon dhe Elvis Brahimin.Në burg mbeten edhe shtetasit Melaim Hyka dhe Taulant Reci. Kurse, “arrest në shtëpi” u dha për Endri Osmanajn.
Gjykata caktoi “arrest me burg” për Ilirjan Ballën dhe Erjon Mujën. Po ashtu, gjykata ka dhënë “detyrim paraqitje” për Ledion Malicikën.
Në burg janë lënë edhe shtetasit Ali Caushi dhe Mario Ylli. Nga gjykata u dha masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për Klevis Dedja dhe Isuf Taton. U lanë në burg shtetasit Dritan Dema dhe Ines Salija.
Ndërkaq, në burg mbeti edhe shtetasi Romir Hamitaj, ndërsa u dha “detyrim paraqitje” për Drini Gora dhe Edrian Myftari. Gjykata la në burg shtetasin Axhildo Kashari, kurse u dha detyrim paraqitje për Denis Hyskon.
Po në burg mbeten shtetasit Axhildo Kashari, Igli Oboni dhe Klajdi Tosku, kurse u dha “detyrim paraqitje” për Arjan Tasellarin e Krejstjano Jaicarin.
Mësohet se 84 të arrestuar të tjerë në kuadër të operacionit për ndalimin e lojërave të fatit do të dalin nesër para gjykatës, për t’u njohur me masat e sigurisë.
EMRAT DHE MASA E SIGURISË E DHËNË NGA GJYKATA:
Erjon Muja – arrest ne burg
Axhildo Kashari – arrest ne burg
Igli Oboni – arrest ne burg
Taulant Preçi – arrest ne burg
Isuf Tato – detyrim paraqitje
Denis Hysko – detyrim paraqitje
Krejstjano Jaiçari – detyrim paraqitje
Arjan Tasellari – detyrim paraqitje
Erjon Kreka – arrest ne burg
Drini Gora – detyrim paraqitje
Igli Spaholli – arrest ne burg
Redinel Hamolli – arrest ne shtepi
Ledion Aliçka – detyrim paraqitje
Klevis Dedja – detyrim paraqitje
Edrian Myftari – detyrim paraqitje
Endrit Osmanaj – arrest ne shtepi
Dritan Dema – arrest ne burg
Samuel Buziu – arrest ne shtepi
Mario Ylli – arrest ne burg
Ilirjan Mustafa – arrest ne burg
Ali Çaushi – arrest ne burg
Klajdi Kuqo – arrest ne burg
Kostandin Delilaj – arrest ne burg
Enes Saliaj – arrest ne burg
Julian Kasaj – detyrim paraqitje
Elvis Brahimi – arrest ne burg
Melazim Hykaj – arrest ne burg
Romir Hamitaj – arrest ne burg
Klajdi Toska – arrest ne shtepi