Një person i dyshuar me koronavirus po trajtohet në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Kështu bëri të ditur sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas përurimit të laboratorit të mikrobiologjisë, shkruan Telegrafi.
Vitia tha se pas dy orësh do të dalin rezultatet për të konfirmuar nëse pacienti është ose jo i infektuar me koronavirus.
Edhe të shtunën më 23 shkurt, ka qenë një rast i dyshuar, por pas analizave rezultoi negativ.