Pse shërben një projekt SWAN

Hënë, 24 February 2020 17:43

rek.jpg

 

 

Shqipëria do të jetë pjesë e një platforme dixhitale rajonale të menaxhimit të mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme, të prodhura dhe të përdorura nga industritë e ndryshme. Kjo do të bëhet e mundur me anën e projektit SWAN (Platforma dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Balkanin), i cili është një projekt që financohet nga fondet e BE dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse si Shqipëria, Greqia, Qipro dhe Bullgaria.Partnerët e Projektit SWAN vijnë si nga Institucionet shtetërore të këtyre vendeve edhe nga organizata dhe unione të tjera të cilat,janë: 

Partneri 1) – Asociacioni i Komunave në Rajonin e Atikës (EDSNA), Greqi – Partneri Lider i projektit, i cili është autoriteti i Menaxhimi i Mbetjeve të Ngurta për të gjithë bashkitë dhe komunat e rajonit të Atikës dhe është përgjegjëse për zbatimin e planit të menaxhimit dhe infrastrukturën e mbetjeve të ngurta.

Partneri 2) – Ministria Greke e Mjedisit dhe Energjisë, autoriteti me i lartë publik i Greqisë përsa i përket cështjeve mjedisore.

Partneri3) -Universiteti i Egjeut (Greqi), Dega e Kërkimeve, Departamenti i Administrim Bisnesit

Partneri 4)  –Ministria Shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit, institucioni publik Shqiptar përgjegjës për formulimin dhe zbatimin e politikave mjedisore.

Partneri 5) – PSEDA- ILIRIA – Shoqata për Mbrojtjen dhe Zhvillimin Mjedisor dhe Social, është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, me aktivitetin e saj kryesor kontributin në mbrojtje të mjedisit.

Partneri 6) – Shoqata Industriale Bullgare – Bashkimi i Biznesit Bullgar, një organizatë jo-qeveritare vullnetare e Industrise së Bullgarisë.

Partneri 7) – Universiteti i Teknologjisë i Qipros (Qipro), Departamenti i Teknologjise dhe Shkencave Mjedisore, i cili është shumë i përfshirë në numër të madh projektesh kërkimore në fushën e mjedisit.

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian      dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com

Modifikuar më Hënë, 24 February 2020 17:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...