'Po ne mund të kemi frikë?'/ Mesazhi i infermieres bën xhiron e rrjetit

Tuesday, 25 February 2020 16:54

Mesazhi i një infermiereje italiane, në një kohë kur vendi i saj dhe jo vetëm, po përballen me frikën e Koronavirusit, po bën xhiron e rrjetit edhe në Shqipëri.

Përveçse tregon punën e vështirë me të cilën përballet ajo dhe kolegët e saj, infermierja kërkon mirëkuptimin dhe respektin e qytetarëve, sidomos në këto ditë të vështira.

“Frikë të shkoni në supermarket? Të merrni turnin apo autobusin? Të shkoni në teatër, kinema apo restorant? Është normale. Po ne infermierët, mund të kemi frikë?", pyet ajo. 

Mesazhi i plotë:

 

“Frikë të shkoni në supermarket? Të merrni turnin apo autobusin? Të shkoni në teatër, kinema apo restorant? Është normale. Po ne infermierët, mund të kemi frikë?

Jo për të shkuar në këto vende, jo. Por për të qenë në punë. Çdo ditë. Po, sepse sot e gjithë Italia është e terrorizuar nga koronavirusi. Kurse ne jemi gjithmonë kështu. Me meningjitin, tuberkulozin, HIV, HCV, H1N1… Me gjakun, urinën, të vjellat, vuajtjen.

Jemi aty gjithmonë, çdo ditë, të hënën, të martën… të shtunën dhe të dielën. Por edhe natën ndërsa ju flini rehat. Jemi dhe për festa. Lemë burrat, gratë, fëmijët, prindërit.

Ndonjëherë fshijmë lotët e më të vegjëlve, që duan të rrimë me ta dhe shkojmë se detyra na thërret. Edhe ne kemi dëshirë të festojmë. Të jemi të dielën në shtëpi me gjithë familjen. Edhe ne kemi frikë. Por nuk mundemi. Sepse detyra për ne është në plan të parë, gjithnjë pranë atyre që kanë nevojë. Dua t’iu bëj vetëm një pyetje: Sa prej jush do ta bënit tani punën që bëjmë ne? Sa prej jush do ta bënin me këtë rrogë që marrim ne? Pak besoj.

Ndaj përpiquni të paktën të keni respekt më të madh për të gjithë ne, infermierë, mjekë dhe çdo pjesëtar të stafeve mjekësore kudo jemi.

Do t’ju jemi vërtetë mirënjohës!”

Sigurisht që mesazhi është shpërndarë nga bluzat e bardha edhe në Shqipëri.../A.R, Syri.net

Image

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...