Problematika e mbetjeve në Shqipëri

Tuesday, 25 February 2020 18:32

rek.jpg

 

Në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Interreg V Ballkan-Mediterrean 2014-2020 po zbatohet një projekt ambicioz, SWAN (Platforma dixhitale për ripërdorimn e mbetjeve të ngurta për Ballkanin) që po zbatohet në 4 vende të rajonit, Shqipëri, Greqi, Bullgari, Qipro dhe synon të përmirësojë mënyrën e menaxhimit të mbetjeve në rajon.

Në shumë dokumente shtetëror dhe projekte të ndryshme është pranuar gjerësisht se menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri është në nivel të ulët dhe që kjo çështje është një nga prioritetet me të larta  mjedisore të vendit. Gjithashtu, kjo çështje është sjellë si e tillë nga të gjithë Raportet e Progresit të KE për dhjetë vitet e fundit për Shqipërinë.

Problemet kryesore, të shprehura në mënyrë të përgjithshme, lidhen kryesisht me:

  • Shtrirjen e pjesshme të mbulimit me shërbim.
  • Grumbullimin e pamjaftueshëm të mbetjeve.
  • Sasinë e kufizuar që depozitohet dhe trajtohet në landfille.
  • Ekzistencën e një numri të madh të vend depozitimeve (me leje dhe pa paleje) të cilat janë jashtë standardeve sanitare dhe inxhinierike.
  • Numrin e kufizuar të pajisjeve dhe cilësisë së tyre për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve.
  • Mungesën e ndarjes së mbetjeve në burim dhe përqindjen e vogël të riciklimit.
  • Mungesën e infrastrukturës për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
  • Ndryshimet e papritura në kursin e politikave që udhëheqin zhvillimin e infrastrukturës për përpunimin përfundimtar të mbetjeve.
  • Zbatimi i dobët i ligjit ndërveprim dhe koordinim i dobët i strukturave të qeverisë qëndrore me qeverinë vendore dhe sektorë të tjerë të interësuar etj.

Objektivi i këtij projekti është zhvillimi i një ekosistemi të ri-përdorimit të mbetjeve të ngurta, në mënyrë që:

  1. a) Të hartëzohen burimet e mbetjeve të ngurta dhe përfituesit potencial të rrymave të mbetjeve: b) të propozohen shtigje nacionale dhe ndërnacionale të ri-përdorimit të suksesshëm të mbetjeve, përmes përputhshmërisë së ofertës dhe kërkesës; c) të ngrihet një rrjet bashkëpunues i grupeve përgjegjëse të interesit në rajon, me mbështetjen e partnerëve kyc, me profil të lartë të projektit, dy Ministrive të Mjedisit të ( Greqisë dhe Shqipërisë), të një Shoqate Kombëtare Industrialistësh (në Bullgari), dhe të agjencisë më të madhe publike për menaxhimin e mbetjeve në Greqi; d) të promovojë politikat e duhura që janë në linjë me ambiciet e Bashkimit Europian mbi ripërdorimin e mbetjeve ( p.sh Direktiva 2008/98/ EC).

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian      dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

 

www.facebook.com/SWANplatform                 www.swan-interreg.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...