Konfirmohet rast me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

E mërkurë, 26 February 2020 18:05

Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup është konstatuar rasti i parë me koronavirus, bëjnë të ditur burime të kësaj klinike për portalin MKD.mk.

Jozyrtarisht nënvizohet se personi i përfshirë nga kjo sëmundje është një person i kthyer nga Italia, dhe që ditë më parë ishte lajmëruar në Klinikën Infektive, përcjell INA.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe Zharko Karaxhovski nga Instituti i Shëndetit Publik pritet që të bëjnë publik këtë rast të parë të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Në dy rastet e tjera pacientët e ardhur nga Italia kishin rezultuar negativisht.

Login to post comments