Caka: Falsifikatorja e drejtësisë…

E Enjte, 27 February 2020 18:09

sh-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Caka i kujton ministres shkeljet e rënda ligjore dhe shprehet se anëtarja e kabinetit “Rama” duhet të japë llogari para ligjit.

 

“Fallsifikatorja e drejtësisë doli dhe recitoi vjershën bajate të “Reformës“, bash dy ditë para se të dëgjojë në kongres poemën e Ramës së saj të rilindur. Falsifikatorja e drejtësisë, na tregoi se sa i përvëlon barku për Negociatat. Na tregoi se më shumë se për Reformën në Drejtësi, iu dogj barku për moslejimin e heshtjes institucionale.

Na tregoi që të shtunë e të dielë mund të dalin mashtruesit e saj dhe të falsifikojnë çdo gjë… se për falsifikim s‘ka ditë pushim! Rrëfimi mallëngjyes i kongresmenes, me dihatje të shpeshta lënguese, nuk është as lajthitje ligjore dhe as nonsens juridik. Është realizimi i mashtrimit të programuar mafioz, për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese. Fallsifikatorja griu e griu fjalë, por për shkresat e fallsifikuara iu fik zëri fare fare. Inshallah i vjen zëri te SPAK-u!“,- shprehet Silva Caka

Login to post comments