Një 32 vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mëngjesin e djeshëm në Greqi. Shqiptari u transferua nga Liguria për në spitalin Nafplio.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital teksa po transferohej me ambulancë.
Të afërmit e tij fillimisht u frikësuan sepse kishin frikë se vdekja e tij ishte për shkak të koronavirusit. Pavarësisht alarmit momental në spital, mjekët shpejt e kuptuan se nuk ishte ky shkaku i vdekjes.
Burri 32-vjeçar, raportohet të jetë diagnostikuar me encefalit (inflamacion i trurit).