Kur shumë vende janë nën ‘ethet’ e koronavirusit, fatmirësisht Shqipëria deri më tani nuk ka asnjë rast. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 3 persona që dyshoheshin se mund të ishin prekur nga COVIT 19, pasi iu nënshtruan analizave, rezultuan negativ
Duke marrë shkas nga ky fakt, gazetari Erjon Skendaj në një lidhje direkte për ‘News24’ nga QSUT pohoi se tre rastet e dyshuara ishin paraqitur si fillim në spitalin e Sanatorium. Sipas tij bëhet fjalë për një punonjës të aeroportit “Nënë Tereza”, një vajzë që ishte ardhur 4 ditë më parë nga Milano dhe një burrë rreth të 50-ave, që kishte ardhur nga Bergamo, një nga vatrat ku është përhapur virusi. Ata shfaqnin temperaturë të lartë, kollë dhe probleme në frymëmarrje
Si fillim në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ishin paraqitur e vullnetin e tyre të plotë, vajza e re dhe punonjësi i aeroportit, ndërsa 50-vjeçari ishte dërguar me urgjencë. Ndërkohë, në këtë spital u bë dhe dezinfektim i të gjithë rrugës që ndoqën këta 3 pacientë, ku dy prej tyre u dërguan në Infektivin e QSUT-së dhe tjetri qëndron aktualisht aty. Mësohet se këtyre 3 pacientëve iu mor mostra rreth orës 12:30 dhe pas disa orësh doli përgjigja e analizës, e cila fatmirësisht rezultoi negative.