Muzeu i Luvrit mbetet i mbyllur edhe sot ashtu si dhe dje, deklaruan menaxherët e muzeut më të vizituar në Paris.
”Muzeu do të mbetet i mbyllur për shkak të frikës së stafit për koronavirusin, i cili respekton të drejtat e punëtorëve përballë çdo rreziku shëndetësor’’, shpjegoi një punonjës i Luvrit.
Ndërkohë të ardhurat e biletave të vizitorëve do t’u kthehen mbrapsht të gjithëve.
Nespr do të organizohet një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit të Higjienës, Sigurisë dhe Kushteve të Punës (CHSCT), pa specifikuar nëse Luvri do të rihapet apo jo.