Njëri prej nxënësve të akuzuar të për ngjarjen e rëndë të ndodhur në gjimnazin “Janaq Kilica”, në Fier, ku u helmuan 60 nxënës, sipas policise me sprajt me gaz, zbardh detaje nga ajo qe ka ndodhur ne shkolle.
Në një intervistë 15 vjecari tregon pohon se ka pasur një sprajt në xhep, por mohon që ai të ketë lidhje me helmimin.
Çfarë ka ndodhur në shkollën “Janaq Kilica”?
Në fillim u tha se ka plasur gazi, por pas disa ditësh filloi të zbardhjen ngjarja dhe doli se nuk ishte gazi.
A ke pasur gjë me vete?
Kam pasur një sprajt që lexonte “Diva”, e gjeta në makinën time, por nuk e përdora, thjesht e kisha në xhep. E kam pas edhe ditë më parë në xhep.
Po ku ndodhi helmimi i dytë ishe në shkollë?
Jo, kam qenë në shkollë, por në atë moment nuk kam qenë në ambientet e shkollës, kam qenë jashtë.
Dy shokët e klasës tënde janë akuzuar për këtë ngjarje, çfarë di?
Di që shoku ka pas një anti-djersë në çantë, shoku tjetër e ka marrë dhe e ka shkrepur me çakmak thjesht për lojë.
Ishit në të njëjtën godinë?
Jo, ne ishim në godinë tjetër, ndërsa era e përhapur ishte në godinën tjetër.
Çfarë ke dëgjuar për ngjarjen?
Kam dëgjuar që është kapur ai i fundit që e ka bërë atë.
Mendon se je akuzuar kot?
Po, edhe dy shokët e tjerë. Jam i sigurt.
Je nxënës i mirë në shkollë?
Po.